SHPËRNDAJE

Drejtuesit e FIFA u takuan përmes një video-konference për tre orë pasditen e së enjtes me shoqatat e klubeve (ECA) dhe lojtarëve (FIFPro) për të formësuar ndryshimet që bota e futbollit duhet të bëjë për t’iu përshtatur krizës globale që po përjetohet për shkak të virusit COVID -19.

Të gjitha palët duket se janë të vetëdijshme për nevojën dhe për t’u përshtatur në skenarin e ri që do të përjetojë futbolli tani e tutje, me propozimet e bëra nga FIFA, ku potencialisht mund të vendoset të funte në fuqi nga javën e ardhshme.

Masa që pritet të merret dhe të ketë ndikim më të madh është ajo që i kërkohet lojtaeëve të pranojnë një ulje pagash deri në 50 për qind, pasi kjo situatë vazhdon të paralizojë botën e futbollit.

Klubet nuk do të mund të përfundojnë asnjë kontratë me futbollistë ose trajnerë në këtë kohë dhe do të krijohet një fond i madh ekonomik me qindra miliona euro.

Fondi i lartpërmendur do të jetë garancia për futbollin për të ruajtur strukturën e saj aktuale.

Të gjithë do të përfshihen në ktë fond me parat e tyre, duke filluar nga FIFA dhe më pas konfederatat, federatat, lojtarët, rrjetet televizive dhe sponsorët, megjithëse krijimi i këtij fondi do të zgjasë pak më shumë.

Kontratat e të gjithë profesionistëve do të zgjaten deri në fund të sezonit, me klubet që paguajnë për këtë zgjatje.

Tregu i transferimeve mund të ketë një kohëzgjatje prej 16 javësh (katër muaj) nga fillimi i asaj periudhe, e cila do të përkojë me fundin e sezonit aktual, edhe pse klubet kanë kërkuar që ai të zgjatet deri në fund të vitit.

Gjatë kësaj situate të shkaktuar nga virusi COVID-19, klubet nuk janë të detyruara të lëshojnë lojtarët në ekipet e tyre kombëtare.

Këto pritet të jenë disa nga vendimet që do të merren nga FIFA.