SHPËRNDAJE

Dy qytetarë bullgarë që punojnë në kombinatin Pelagonija janë izoluar në Manastir, konfirmuar nga Qendra e Shëndetit Publik.

Punëtorët nuk kanë simptoma të coronavirusit, por janë nën mbikëqyrje shëndetësore sepse më parë kanë vizituar Italinë.

Ata gjatë ditës së djeshme janë lajmëruar në Qendrën për Shëndet Publik në Manastir për kontrolle të mëtejshme.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se do t’i bëjnë testet për personat e dyshuar dhe për rezultatet do ta njoftojnë opinionin në kohë.