SHPËRNDAJE

PreFoto është një konkurs i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë. PreFoto në edicion e 7 ishte e certifikuar nga organizata “IAAP” (International association of art photographers) po ashtu këtë edicion është e certifikuar nga Shoqata e fotografëve Amerikan “PSA” (Photographic Society of America). Pas certifikimit të PreFoto nga dy organizata ndërkombëtare dëshmohet edhe njëher cilësia dhe serioziteti I ekspozitës PreFoto. Të gjitha fotografitë që pranohen për t’u ekspozuar printohen nga organizatorët e festivalit.

Për 8 vite, në këtë konkurs kanë aplikuar afër 2000 fotograf nga e gjith bota. Konkursi – Ekspozita PreFoto ka dëshmuar seriozitetin në organizimin e aktiviteteve të tilla, duke e kthyer Luginën e Preshevës në një vendtakim për të apasionuarit e fotografisë.

Tani janë hapur aplikimet për edicionin e 8 që do të mbahet në muajin nëntor tema dhe këtë edicion do të jetë e lirë.

Rregullat e Aplikimit:

1. Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë.
2. Fotot me ngjyrë ose bardh e zi
3.Çdo pjesëmarrës mund të aplikoj në maksimum 3 foto.
4. Fotot duhet të dërgohen në rezolucionin prej minimum 2400 piksel ose 300 dpi, në cilësinë më të lartë në formatin JPEG.
5. Fotot nuk duhet të posedojnë ndërhyrje.
6.Cdo fotografë do të merr konfirmim për pranimin e fotove si aplikim, ndërsa do të lajmrohen vetëm ata që do të pranohen në Ekspozitë/Konkurs .
7.Fotografit e dërguara të titullohen.
8. Fotografit mund të dërgohen në e-mail adresën prefoto2011@gmail.com ose mund të aplikojn online në www.prefoto.org

9. Aplikimi është pa pagesë
10. Data e fundit e aplikimit 21.10.2018