SHPËRNDAJE

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve lokale nëpër bashkësite lokale, këto ditë kanë filluar punimet në pastrimin dhe trasimin me zhavor të rrugës qe shpie deri tek varrezat e fshatit Golemi Doll, por që shfrytzohet zakonisht nga fshatarët që merren me punët e bujqësisë.

Kjo rrugë ka qenë në gjendje jo të mirë, dhe në disa vende vështirë e kalueshme. Përpos punëve të permendura do të vendosen edhe gypat për menjanimin e ujrave atmosferike, që ndikojn në mirëmbajtjen e rrugës.

Gjatësia e trases që punohet është 600 m, dhe gjerësia e saj është 5 m.