SHPËRNDAJE

Fillojnë punimet në realizimin e projektit për rregullimin e trotuareve në rrugën e Gjilanit, lajmin e bënë të ditur zëdhënësi i kabinetit të kryetarit të komunës, Mendurim Presheva.

Presheva ka potencuar për portalin tonë se këto punim realizohen falë kushteve të mira atmosferike që po mbretërojnë këto ditë dhe krijimin e mundësive më të mira për këmbësorët.

Rregullimi i trotuarev siguronë ecje të lirë dhe sigurt për qytetarët tanë me theks të veçant për nxënësit që frekuentojnë më së shumti këtë rrugë.

Trotuaret do të shfrytëzhen edhe nga personat e moshës së tretë të cilët në çdo mëngjes dhe mbrëmje dalin për të ecur në këmbë në pjesët periferike të qytetit thotë për preshevacom zëdhënësi i kabinetit të kryetarit të komunës, Mendurim Presheva./presheva.com/