SHPËRNDAJE

Ka filluar realizimi i projektit të renovimit të përgjithshëm të objektit të shkollës fillore përfshirë edhe sallën e edukatës fizike dhe objektet e tjera për rreth.

Në kuadër të këtijë projektit sipas zyrtarëve komunal parashihen një mori punimesh duke filluar nga dyshemetë, instalimet elektrike, sistemi i ujit dhe kanalizimit, ngrohjes etj.

Pastaj procedohet me punët që kanë të bëjnë me lyerjet e suvatimet sipas nevojës, hidroizolimet e termoizolimet me qëllim të plotësimit të kushteve të efikasitetit energjetik. Përmes këtij projekti nxënësit e shkollës kryesore të komunës sonë do të pajisen me infrastrukturë shkollore moderne.

Kjo formë e intervenimit të tërësishëm nuk ka ndodhur asnjëherë që nga ndërtimi i kësaj shkolle para rreth gjysmë shekulli më parë.

Projekti financohet nga Zyra për Investime Publike, ndërsa tashmë janë në përfundim e sipër edhe dy shkollat e tjera në komunën tonë si Gjimnazi “Skënderbeu” dhe objekti i shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” në Stacionin Hekurudhor.

Fillimi i punimeve në shkollën fillore “Prof Ibrahim Kelmendi” ka stagnuar për shkak të problemeve dhe mangësive në projekt- dokumentacionin teknik ku tashmë janë bërë të gjitha plotësimet e ndryshimet e nevojshme për t’i filluar punimet në këtë objekt kaq me rëndësi për komunën tonë dhe arsimin Shqip në Luginë thuhet kështu në informatën e publikuar të komunës në rrjetin social fb./presheva.com/