SHPËRNDAJE

Një tjetër femër e moshws (60) ka vdekur sot në Serbi si pasojë e Koronavirusit, tha Presidenti Aleksandar Vuçiç në konferencën e sotme për shtyp pas takimeve të shtabit të krizave dhe mjekëve kinezë.

Presidenti Vuçiç iu drejtua opinionit pas takimit të shtabeve të krizave me mjekë kinezë, të cilët mbërritën në Serbi të shtunën, së bashku me pajisjet mjekësore, donacion nga RP e Kinës.

“Me mbështetjen e miqve kinezë, pas 48 orëve do të fillojmë rritjen drastike të testimit. Kemi teste të mjaftueshme.

Pse po e bëjmë këtë? Sepse është një ndryshim i plotë i qasjes tani? Shumë vende në Evropë kanë garuar se si të luajnë politikisht. Do të bëjmë më të mirën, do të luftojmë dy herë më shumë sesa deri më tash.

Qka thonë mjekët kinezë? Kjo është sikur të keni gangrenë në këmbën tënde dhe me sukses çdo ditëtë e preni nga një milimetër, dhe ajo përhapet… Kjo është arsyeja pse qëllimi është të arrijm testiin në sa më shumë njerëz.

Te kinezët, kriza zgjati 29 ditë. Ata thanë se nuk ka nevojë të zgjatet ora policore, kështu që ne nuk do të zgjatim orën policore, “tha presidenti Vuçiç./presheva.com/