SHPËRNDAJE

Një numër i mjaftueshëm i vaksinave kundër gripit sezonal ka mbërritur për rrethin e Pçinjës, kështu që të gjithë do të vaksinohen në kohën e duhur, njofton Instituti për Shëndetin Publik në Vranjë, përcjell presheva.com.

“Nga 7,800 doza që arritën për rrethin e Pçinjës, 2,500 u shpërndanë në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, 500 vaksina ishin të destinuara për punëtorë shëndetësorë, 1,600 doza për Preshevë, 1,400 për Bujanoc, 600 për Surdulicë, 550 doza për Vladiçki Han, 300 për Bosilegrad dhe 350 për Trgovishtë “, thotë epidemiologu Dr. Sladjan Stankoviq.

Personi që do të vaksinohet duhet së pari të ekzaminohet nga mjeku i zgjedhur në mënyrë që të mos ketë kundërindikacion, dmth alergji ndaj vezëve, si dhe përbërësve të vaksinës si Gentamicin dhe Formaldequin. Pas atij ekzaminimi, vaksina merret normalisht ”, tregon Dr. Stankoviq.

Pas marrjes së vaksinës, duhet tre javë deri në një muaj për të marrë imunitetin. Prandaj, është koha e duhur për të marrë vaksinën e gripit sezonal deri në fund të tetorit, më së voni në fillim të nëntorit, sepse virusi i gripit sezonal është aktiv që në fillim të dhjetorit.(presheva.com)