SHPËRNDAJE

Pas dy muajve pushim sot nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme kanë filluar vitin e ri shkollorë 2018/2019. Nxënësit u janë drejtuar sërish bankave të shkollës,ndërsa kjo ditë e veçantë ishte për fëmijët e klasës së parë. Disa nga nxënësit u shprehen mjaftë të kënaqur që sot për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës,dhe do t’i ndëgjojnë mësueset e tyre.

Po ashtu edhe prindërit u ndanë të kënaqur që fëmijët e tyre sot për herë të parë kanë filluar shkollën.

Ndërsa angazhimin më të madh gjatë vitit shkollorë do t’a kenë mësimdhësit që për nxënësit do të jenë prind i dytë.

Në bazë të dhënave zyrtare në komunën e Preshevës edhe këtë vit shkollorë ka zvogëlim të numrit të nxënësve në arsimin fillorë dhe të mesëm./Presheva.com/