SHPËRNDAJE

Basha

Shqipëria ka arritur të shënojë një fitore të madhe në Elbasan Arena kundër Armenisë me rezultat 2-1 duke vazhduar kështu ëndërrën për një kualifikim në Euro 2016.
Ndeshja filloi shumë keq për Kombëtaren tonë kur në minutën e 4’ Movsisyan shënon një gol, pas një asistimi perfekte nga Mkhitaryan.

Në vazhdim Shqipëria pati disa raste, mirëpo armenët ishin me fat sidomos shtylla e portierit të skuadrës mysafire.

Minuta e 70’ duket se ishte vendimtare e takimit,pasi Hambardzumyan ndëshkohet me karton të kuq duke lënë Armeninë me një lojtar më pak.

Dhe, në minutën e 77’ Mërgim Mavraj arrin të shënojë për të barazuar rezultatin.

Në minutën e 81’ super-sulmuesi, Shkëlzen Gashi arrin të shënojë për të kaluar Shqipërinë në epërsi, që deri në fund doli të ishte goli i një fitoreje të madhe për Kombëtaren tonë.

Shqipëria tani ka shtatë pikë nga katër ndeshje të luajtura në Grupin I, duke vazhduar kështu ëndërrën për në Euro 2016.

 

https://www.youtube.com/watch?v=AopNlZyyZeY

 

http://www.dailymotion.com/video/x2l15zm_goli-i-shkelzen-gashit_news?start=0