SHPËRNDAJE

Mollëkuqet dolën të fituara nga festivali ‘’Viva Italia’’ ne Romë.

Trofe, që mezi po i mbanin duart, Mollëkuqet dolën faqebardhë nga ky manifestim madhështor.

Cmimet që ato rrëmbyen janë si në vijim:

Ilda Nuhiu- Vendi i paëe në konkursin ‘’Folk Music’’, Vendi i tretë në konkursin ‘’Pop Music’’, ndërsa në konkursin Miss, u zgjodh ‘’Miss Beauty’’.

Yllza Hasani – Vendi i dytë në konkurset ‘’Pop Music’’, ‘’Folk Music’’, ‘’World Hit’’, dhe në konkursin Miss u zgjodh ‘’Miss Buzëqeshja’’ .

Anesa Demaj- Vendi i dytë në ‘’Folk Music’’, dhe vendet e treta në ‘’World Hit’’ dhe ‘’Pop Music’’ .

Agnesa Sejdiu- GRAND PRIX në kategorinë e saj, dhe dy vendet e para në ‘’Pop Music’’, dhe ‘’World Hit’’ .

Klea Dina- GRAND PRIX në kategorinë e saj, dhe dy vendet e para në ‘’Pop Music’’, dhe ‘’World Hit’’ .

Edisa Ahmedi- Vendi i parë ne konkursin ‘’World Hit’’, dhe dy vendet e dyta në ‘’Pop Music’’, dhe ‘’Folk Music’’ .

Lina Demiri- vendi i parë në ‘’Pop Music’’, dhe dy Vendet e dyta në ‘’World Hit’’ dhe ‘’Folk Music’’.

Duke mos e harruar edhe artisten Ana Kodra nga Shqipëria, artiste që ka qenë prezente në shumë organizime të Mollëkuqeve, e që në këtë festival fitoi GRAND PRIX në kategorinë e saj.

Mollëkuqet arritën që të fitojnë edhe shumë ftesa internacionale nga drejtorë të festivaleve të ndryshme në botë si në Meksikë, Polandë, Bullgari e shumë vende të tjera, arritje kjo me peshë shumë të madhe, pasi që përfaqësimet në botë po shtohen cdo ditë e më shumë, e bashkë me to edhe përgjegjësia dhe sukseset.

Por suksesi më i madh është që ato tanimë kanë fituar vetbesimin dhe sigurinë për cdo hap që marrin, kanë eksperiencë dhe intelegjencë muzikore, edhe pse shumë të reja në moshë.

Kjo falë menaxhimit delikat dhe shumë të mirëmenduar të Arta Haziri-Nuhiu, që i kushton gjithcka Mollëkuqeve, dhe bashkë po shpërthejnë gjithandej.

Përderisa jemi të faleminderimet, nuk mund të harrojmë ta faleminderojmë edhe drejtorin e këtij festivali Armando Gugasyan, për gjendjen e gatishmërisë dhe për organizimin mbresëlënës.

Thank you Armando

Koha është e limituar, kështu që ne fillojmë punën menjëherë për hapat e rradhës.

Jemi plot motiv.

E më e rëndësishmja, ne nuk njohim termin e ngopjes nga sukseset!/presheva.com/