SHPËRNDAJE

Michael Buble është rikthyer pas një pause katër vjeçare dhe aktualisht po zhvillon koncertin e gjashtë të turneut të tij, “An Evening with Michael Buble”.

Këngëtari kanadez do të interpretojë gjatë këtij turneu, shumë prej këngëve të albumit të tij, të dhjetë muzikor, “Love”, i cili doli në treg vitin e kaluar.
Turneu përfshin gati 100 performanca në Amerikën e Veriut, Australi dhe Europë.

Përveç këngëve nga albumi i ri, si “When I Fall In Love” dhe “My Funny Valentine”, në listën e përzgjedhur nuk mungojnë edhe hitet klasike të këngëtarit të famshëm në mbarë botën, “Haven’t Met You Yet”, “Home” dhe “Cry Me A River”.

Me tonet e tij prej baritoni, Buble i ka çuar këngët klasike amerikane, në lartësi të reja, duke i formëzuar sipas mënyrës së vet. Stili i veçante i ka sjellë katër çmime “Grammy” dhe 60 milionë albume të shitura.

“Unë jam krijuar për të bërë këtë gjë, ky është gëzimi im”, u shpreh Buble gjatë ndalesës në Birmingham.

Vështirësitë e viteve të fundit, që e larguan nga muzika, përfshirë sëmundjen e rëndë të të birit, e kane shtyrë të shikonte dhe aty një anë pozitive.

“Më kanë bërë që ti vlerësoj shumë më tepër kohërat e mira”, ka qenë komenti i këngëtarit.