SHPËRNDAJE

Gazetari gjerman Peter Tiede, personi që publikoi shkrimin bombë me përgjime në BILD ka reaguar në lidhje me skandalin e madh që përfshin edhe njëherë kryetarin e bashkisë së Durrësit me grupin kriminal të Avdylajve.

Tiede thotë se përshtypja e tij është e thjeshtë, se Shqipërinë e qeveris mafia.

Madje gazetari tregon dhe një bisedë me një hetues shqiptar, i cili i ka thënë se lufta kundër mafias e drogës është e humbur në Shqipëri.

“Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafia blen votat: disa përgjime për t’u dëgjuar- të marra nga policia. Të mbyllura deri këtë ditë.

Baroni i drogës, që shfaqet këtu, u arrestua për trafik heroine- dhe u lirua sërish- pasi u depresionua në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej. Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetme është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?

Përshtypja ime: ajo e qeveris vendin.

Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.

Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.

Falenderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë,” shkruan gazetari.