SHPËRNDAJE

Njeriu që i ka qëndruar pranë presidentit Ibrahim Rugova me vite të tëra dhe që është përkujdesur për sigurinë e tij fizike, Adnan Merovci, ka treguar se çka kishte deklaruar Presidenti Rugova në vitin 1994 lidhur me ndarjen e Kosovës

Merovci, përmes një postimi në Facebook, tregon se si është përgigjur Presidenti Rugova, në intervistën e zhvilluar më 19 qershor 1994 në Krans Montana të Zvicrës për librin: “LA QUESTION DU KOSOVO” të autorëve francez: Marie-FRANÇOISE ALLAIN dhe Xavier GALMICHE”.

“Përgjigja e Presidentit RUGOVA për ndarjen e Kosovës para një çerek shekulli!

PYETJE: Ç’është puna me planin për ndarjen e Kosovës për të cilin po flitet dhe që është paraqitur si një perspektivë e zgjedhjes me negociata?

RUGOVA: Ky projekt, të cilin serbët e nxjerrin në truezë herë pas herë, është vetëm një prej mjeteve të shumta për të arritur të njejtin qëllim: për të thyer identitetin e Kosovës, por duke e cënuar në këtë rast intergritetin e saj territorial. Ka qenë nxjerr nga Vuk DRASHKOVIQI, pastaj rimarrë nga Dobrica QOSIQI. Konsiston në ndarjen e Kosovës, që është më e pasura dhe përfshinë minierat e Trepçës. Ky projekt ka qenë dorëzuar zyrtarisht në Gjenevë nga Svetozar STOJANOVIQ, këshilltar i z. QOSIQ, i cili ishte kryetar i kësaj të ashtuquejture Jugosllavi. Kam qenë i informuar, por Sajrus VENS dhe Lordi OVEN nuk e kanë pranuar. Intervistë e zhvilluar më 19 qershor 1994 në Krans Montana të Zvicrës për librin: “LA QUESTION DU KOSOVO” të autorëve francez: Marie-FRANÇOISE ALLAIN dhe Xavier GALMICHE”, ka shkruar Merovci në Facebook.

Postimi i Merovcit vjen pas deklaratave të Presidentit Thaçi, por edhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se Presidenti  Rugova në vitin 1994 ishte propozuar shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.