SHPËRNDAJE

OJQ “Forumi Rinor Rahovica” që nga dita e parë e themelimit e deri më sot nuk është ndalur së vepruari me vepra të ndryshme gjithmonë në dobi të shoqërisë. Për të pasur një elan dhe vullnet kaq të madh për të vepruar pa pagesë në shërbim të popullatës, vërtetë duhet një përgatitje kualitative, udhëheqje serioze, një energji e madhe shpirtërore, por edhe një vetdije e lartë kombtare.

Muaj me parë në kuadër të FRR-së u themelua edhe departameni i femrës, ku nga vet femrat qe zgjedhur kordinatore Elma Limani (studente në Universitetin Ballkanik në Shkup). Themelimi i departamentit të femrës përveç që ishte një thyerje e akullit për gjininë femërore, kishte edhe mesazh shumë te fuqishëm; Se tani është koha që edhe femra ta japë kontributin e saj në fushën e edukimit, kulturës dhe humanitetit. Ato janë pjesë e rëndësishme e shoqerisë dhe assesi nuk guxojnë të mënjanohen apo të diskriminohen.

Më datë 18 Mars koordinatrja e departamentit të femrave në takim me kryetarin e FRR-së z.Leutrim Asllani dha dorëheqjen e saj nga pozita e lideres së departamentit, për këtë akt dhe vendim të sajin ajo afroi edhe argumente bindëse që i perkasin jetës së saj private në rend të parë, për shkak te angazhimeve në studime si dhe kurseve të ndryshme që ajo ndjek në Shkup. Kryetari Asllani e pranoi dorëheqjen duke e faleminderuar për kontributin e deritanishëm, duke shpresuar se edhe me tutje ajo do të jetë pjesë aktive e FRR-së saher qe ti jepet mundësia. Më pas zonjusha Limani ka njoftuar edhe pjesën tjetër të departamentit për dorëheqjen e saj, gjë që hasi në mirëkuptim nga të gjitha antaretMenjeherë pas këtij vendimi, për të mos u krijuar vakum institucional, ish koordinatorja ka propozuar për koordinatore të re zonjushen Elita Hyseni, e cila unanimisht u votua nga antaret e departamentit, dhe u emërua koordinatore në këtë sektor.

Menjeherë pas këtij vendimi, për të mos u krijuar vakum institucional, ish koordinatorja ka propozuar për koordinatore të re zonjushen Elita Hyseni, e cila unanimisht u votua nga antaret e departamentit, dhe u emërua koordinatore në këtë sektor.

Elita Hyseni është e lindur në vitin 1999, shkollën fillore me sukses shembullor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë. Qysh si nxënëse ajo ishte aktive kryesisht në garat e recitimit po edhe në aktivitete tjera që zhvilloheshin në komunën tonë. Momentalisht është studente në Universitetin AAB në Prishtinë, në drejtimin dizajn i modës. Elita është zotuar se do ti shërbejë kauzes së “Forumit Rinor Rahovica” dhe së bashku me të rinjtë dhe të rejat do ta japë kontributin që ia kemi borxh vendlindjes dhe popullit. Njofton shërbimi për informim pranë FRR-së.