SHPËRNDAJE

Forumi Rinor Rahovica me pushtetin lokal kanë firmosur kontratën për projektin e gjelbrimit të fshatit në vlerën e përgjithme prej 220.000 dinarë.

Sipas kryetarit të forumit, Leutrim Asllani realizimi i projektit do të bëhet në muajin tetorë të këtijë viti kalendarik. Në kuadër të projektit në fjalë parashihet mbjellja e fidaneve të reja të njohur me emrin katallpa përskaj shtratit të lumit nga vendi i quajtur Kacipup përfshirë gjatësinë e fshtatit deri tek lokacioni i njohur fushat e Rahovicës.

Përcaktimi i lokacionit për gjelbrimin e fshatit sipas kryetarit Asllani do të bëhet në koordinim me drejtues të bashkësisë lokale dhe banorëve rahovicas. Forumi Rinor Rahovica deri në fund të këtijë viti do të realizojnë edhe projektin për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë dhe aktivitete të tjera të parapara me programin vjetorë të forumit.

Data 30 dhjetorë shënon një vjetorin e themelimit të Forumit Rinor Rahovica./Presheva.com/