SHPËRNDAJE

Tashmë xhudistet tona janë kthyer në vendlindje me tri medalje të fituar nga Lojërat Evropiane.

Një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë ishte bilanci i sportistëve tanë në garat e mbajtura në Minsk të Bjellorusisë.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë duke u shpallur njëkohësisht edhe kampione e kontinentit të Evropës.

LIVE – Kthimi i medalistëve në Kosovë, pas medaljeve të fituara në Lojërat Evropiane Minsk 2019#Minsk2019

Gepostet von Kosovo National Olympic Committee am Dienstag, 25. Juni 2019

Nora Gjakova nuk ka arritur vendin e parë, pasi që ka humbur në finale dhe në këtë formë ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pozita e tretë i ka takuar Loriana Kukës, e cila pas repechange ka fituar të drejtën t’i takojë medalja e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndryshe, ky ishte edicioni i dytë i Lojërave Evropiane ku marrin pjesë sportistat më eminent evropian.