SHPËRNDAJE

Francis Ngannou ka siguruar shumë titullin e UFC-së pas shkatërrimit të ish-kampionit të peshave të rënda, Junior Dos Santos, në vetëm 71 sekonda në UFC Minmeapolis.

‘Përfunduesi më i frikshëm në MMA’ shtoi edhe një tjetër rezultat të dhunshëm në rekordin e tij mbresëlënës pas fitores së tij mahnitëse ndaj Dos Santos.

Ngannou i dha një goditje të keqe me të djathtën në nofull Dos Santosit para se t’i jepte edhe një breshëri brutale goditjesh.

Pas disa goditjeve të njëpasnjëshme, gjyqtari Herb Dean ndaloi përballjen dhe Ngannou fitore pas vetëm një minute e 11 sekondave të raundit të parë.

“Kam nevojë për më shumë respekt. E meritoj atë”, ka thënë Ngannou pas fitores.

Kjo fitore ia siguron titullin luftëtarit të lindur në Kamerun dhe e lë përsëri në listën e njerëzve me goditjen më të fortë në botë.