SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm gjerman ka “refuzuar” t’ia shtrëngojë dorën kancelares Angela Merkel, nga frika e coronavirusit që po shpërndahet me shpejtësi të madhe nëpër botë.

Horst Seehofer nuk ia dha dorën kancelares gjatë samitit të Berlinit, pasi frika e coronavirusit ka bërë që edhe liderët botëror të mos i shtrëngojnë duart.

Megjithatë Merkel një gjest të tillë e mori me sportivitet, duke filluar të qesh me ministrin bavarez.

“Është gjëja e duhur”, tha ajo derisa u ul pranë tij dhe të pranishmëve që ishin mbledhur për samitin e Berlinit.