SHPËRNDAJE

Policët kinezë kanë filluar të përdorin helmetat e mençura që në mënyrë automatike mund të matin temperaturën e këmbësorëve, derisa ata patrullojnë rrugëve të qytetit. Kjo preventivë po aplikohet për të parandaluar zgjerimin e coronavirusit.

Kjo pajisje e fjalës së fundit të teknologjisë, përdor kamerë me rreze infra të kuqe që posa detekton temperaturë të lartë në një rreze prej pesë metrave, ndez alarmin.

Gjithashtu kjo helmetë përdor teknologjinë e njohjes që menjëherë shfaq të dhënat personale të këmbësorëve, siç është emri dhe mosha.

Zyrtarët policorë në shumicën e qyteteve kineze kanë filluar t’i përdorin këto pajisje futuristike, duke shpresuar se në këtë mënyrë do t’i detektojnë të infektuarit dhe t’i fusin në karantinë, me qëllim të mos përhapet më shumë virusi vdekjeprurës.