SHPËRNDAJE

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka publikuar në rrjetet sociale imazhe, ku shfaqet me një maskë mbrojtëse nga infeksionet.

Bukuroshja, e cila është edhe agjente e futbollistit të Paris Saint-Germainit, këtë maskë e kishte vënë në aeroportin Fiumicino në Romë.

Në përshkrimin e saj, 33-vjeçarja ka thënë se marka mbrojtëse i është dhënë në aeroport dhe se ajo e ka vënë, pasi e kishte parë se të gjithë e mbanin.

“Nuk munda ta blej, sepse ishin shitur të gjitha. Një shitëse në aeroport ma dha një të papërdorur që e kishte, sepse unë udhëtojnë shumë dhe kam nevojë për të”, ka deklaruar ajo.

Wanda udhëtonte nga Roma drejt Parisit, ku ndodhet bashkëshorti i saj, i cili luan për kampionin francez.

Ndryshe, coronavirusi që shpërtheu në qytetin kinez Wuhan, deri më tani ka marrë jetën e 305 njerëzve dhe është shpërndarë në shumë shtete të botës.