SHPËRNDAJE

Italia po jeton orëve të fundit me frikën e koronavirusit i cili po përhapet me shpejtësi në këtë vend.

UEFA ka japur sot lajmin e keq për tifozët pasi që ndeshja në mes Interit dhe Ludogoretes do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

 

 

Në një komunikatë zyrtare nga UEFA është thënë që kjo po bëhet për ta shmangur përhapjen e koronavirusit.

“UEFA deklaron se ndeshja midis Interit dhe Ludogoretsi për raundin 1/32-ave të Ligës Evropiane do të luhet me dyer të mbyllura. Mëngjesin e sotëm, Interi i dërgoi një letër Ludogoretsit duke njoftuar se e ka marr leje nga autoritetet shëndetësore italiane për të zhviluuar ndeshjen pa praninë e tifozëve” shkruhet në këtë komunikatë.