SHPËRNDAJE

Privatizimi-02

Edhe pse afati për privatizimin e medieve në Serbi kanë mbetur edhe më shumë se 100 ditë, në vetqeverisjet lokale po edhe tek vet mediet lokale kundërshtohet një proces i tillë.

Në takimin e organizuar nga Trupi Koordinues që u mbajt në Bujanoc, kryetarët e komunës së Preshevës dhe Bujanocit kanë kërkuar që të mos privatizohen mediet, themelues të së cilave janë komunat, me arsye se kjo është e nevojshme për informim më të mirë të qytetarëve.

Përfaqësues të medieve lokale private thonë se ata ndjehen të diskriminuar. Sekretari shtetëror në Ministrinë e kulturës Sasha Markoviq ka vlerësuar se privatizimi nuk do të thotë shuarje automatike të vet medieve, dhe se ka thënë se ai pret së shpejti auksionin.

Privatizimi-03

Në Preshevë dhe Bujanoc ekzistojnë katër televizione që emetojnë program në gjuhën shqipe.

Për privatizim deri në qershor të vitit 2015 në përputhje me ligjin për medie dhe ligjin për privatizim presin dy televizione TV Presheva dhe TV Bujanoci, themelues të së cilës janë komunat.

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në këtë takim të organizuar ka thënë se “privatizimi do të thotë edhe shuarje të medieve në gjuhën shqipe në Preshevë”.

Privatizimi-04

“Ligji për privatizimin e medieve është i mirë, por duhet të dihet lokacioni ku të aprovohet. Për televizionin Presheva i cili ka 28 punëtorë, komuna i ndan 22 milionë dinarë në vit, nëse ndahen nga 2% e buxhetit vjetor nga komuna, atherë kjo shtëpi mediale mund ti marrë më së shumti 11 milionë dinarë” ka thënë Mustafa, transmeton presheva.com.

Drejtori i televizionit privat në Preshevë “Aldi” Isuf Mehmeti ka thënë se “komuna nuk duhet ti shohë
televizionet private si armiq” si dhe “Kryetari Mustafa diskriminon mediet private në Preshevë”.

Edhe për Bujanocin, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë se “pas privatizimit do të shuhet programi televizin në gjuhën serbe në këtë komunë”.

Privatizimi-05

Qëndrim kundër privatizimit të TV Bujanocit ka shprehë edhe Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve i cili ka thënë se e keqja vjen nga Beogradi (për privatizimin) vjen edhe për shqiptarët, edhe për serbët edhe për romët e Bujanocit (që punojnë në televizionin lokal).

Deputeti popullor nga Partia përparimtare serbe nga Bujanoci Nenad Mitroviq ka thënë se “nga themelimi i TV Bujanocit, rreth 7000 banorë në këtë komunë aspak nuk kanë sinjal të këtij televizioni lokal”.

“E kuptoj se kështu sillet TV Spektri që është televizion privat dhe linku i saj është i kthye vetëm në vendet ku jetojnë shqiptarët, por e papranueshme është që kështu të sillet TV Bujanoci e cila financohet nga buxheti i komunës” ka thënë Mitroviq.

Deputeti popullor dhe kryetari i Partisë për Veprim demokratik Riza Halimi ka thënë se “kush e financon televizonin ka dhe monopol mbi të” dhe se kjo duhet të zgjidhet për shkak të ndrajes jo të njejtë të të hollave për të gjitha mediet.

Privatizimi-06

Në këtë takim sekretari shtetërorë në Ministrinë e kulturës Sasha Mirkoviq ka thënë se pret së shpejti që Agjencioni për privatizim të hap auksionin për privatizimin e medieve.

“Ligjet për medie janë miratuar nën monitorimin e Bashkimit Evropian ndërsa janë punuar në procesin transparent që kanë marrë pjesë, mbrenda grupeve punuese dhe si vëzhgues, përfaqësues të OSBE-së, me ndihmën e ekspertëve që ka angazhuar delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, dhe që të tre ligjet janë miratuar dhe me Brukselin” ka thënë Mitroviq.

“Të gjitha ligjet janë në përputhje me strategjinë mediale. Nuk konsideroj që privatizimi do të thotë automatikisht edhe shuarjen e medieve. Privatizimi i medieve do të thotë edhe një fillim i ri, flasim për modelin e ri të financimit” ka thënë Mirkoviq, transmeton presheva.com.

Ai ka thënë se Qeveria nuk dëshiron askend ta diskriminojë, dhe se nuk ekziston asnjë kufizim (i buxhetit) që vetqeverisja lokale apo kush do në nivel të qeverisjes ka për financim projekti të medieve pas privatizimit.

Sipas tij, në Serbi ekzistojnë 107 televizione dhe më shumë se 350 radio stacione. Në këtë takim ka qenë e ftuar edhe Presheva.com. /presheva.com/