SHPËRNDAJE

Paratë e dhuruara në Ramazan nga bamirësat e mërgatës së Rahovicës shkuan për të blerë pako ushqimore, për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë për natën e madhe të Kadrit dhe gjatë festës së Fitër Bajramit.

Shperndarja e tyre u bë shtëpi për shtëpi, në Rahovicë dhe në Malësin e Preshevës. Gjatë muajit te shenjte te Ramazanit FRR-ja ka zgjedhur që të bëjë disa akte bamiresie me qellim që tu gjendet pranë personave me nevojë. Familjet në nevojë kanë falenderuar FRR-ën për dhurimin që u është bërë në pakot ushqimore.

Forumi bënë përpjekje për të hequr kufijtë që ndajnë njerëzit për shkak të dallimeve sociale dhe ekonomike. Nëse nevojtarit i mbushen duart nga bamirësia, bamirësit i mbushet shpirti dhe kjo është një ndjenjë e mrekullueshme.

Ndaj është e nevojshme që edhe fëmijët tanë t’i edukojmë me frymën e të bërit mirë dhe me ndjenjën e humanizimit. FRR-ja po gëzon respektin e popullatës, vazhdon të jetë krenaria e vendit në çdo fushë dhe të vrapojë në ndihmë të njerëzve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Bamirësa, amaneti juaj shkoj në tokë e qiell, banorët e tokës u lutshin për Ju, e Krijuesi i qiellit dhe tokës qoftë shpërblyes dhe ruajtës i familjeve të juaja.

Secila nga 12 pakot përmbante produkte ushqimore dhe mjete higjienike në vlerë prej 5.000 dinarëve-këshu thuhet në njoftim e faqes së FRR./presheva.com/

Donatorët:
Isa Hasani
Andurrahman Halimi (Moni)
Egzona Salihu
Rinor (Qani) Hyseni
Anonim (Q.F)