SHPËRNDAJE

Forumi Rinor Rahovica që nga themelimi e deri më sot është angazhuar fuqishëm ta kultivojë të bukurën e të ndershmen, të drejtën e njerëzoren. OJQ “Forumi Rinor Rahovica” verën e kaluar pati hapur edicionin e poezisë, projekt që pati interesim të madh nga të rinjtë dhe që u realizua me sukses, kurse në këtë vit FRR-ja organizon edicionin e pikturës, me temë: “Një vepër arti është një rrëfim”.

Konkursi ka për qëllim motivimin e të rinjve artëdashës të komunës së Preshevës, për të treguar talentet e tyre dhe për të shprehur ndjenjat që përcjellin ngjyrat e artistit. Pikturat duhet të dërgohen personalisht në zyrën e “Forumit Rinor Rahovica” Adresa; Objekti i Bashkësisë Lokale – kati i parë.

Tel kontakt: +381628911518

Kohëzgjatja e pranimit të veprave; 17 Korrik – 7 gusht 2019.

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në bazë kritereve nga juria profesionale e ngritur posaçërisht për këtë edicion pikturash. Ndarja e çmimeve fituese do të bëhet në zyrën e FRR-së në Rahovicë, në ditën që e cakton këshilli drejtues në bashkëpunim me jurinë profesionale. Shpërblimet simbolike:

Çmimi i parë – 50 €

Çmimi i dytë – 30 €

Çmimi i tretë – 15 €

Ju mirëpresim!/presheva.com/