SHPËRNDAJE

Funksionalizimi i ambulancës në bashkësinë Lokale Ashan është projekti i radhës i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë.

Drejtori i këtijë institucioni shëndetësorë, Driton Salihu për portalin preshevacom ka thënë se tani e tutje në këtë ambulancë do të ketë mjek dhe motër për çdo ditë të javës. Drejtori Salihu ka takuar banorët e bashkësisë lokale Ashan me të cilët ka diskutuar për prioritetet që kanë të bëjnë me nevojat e tyre medicinale.

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Driton Salihu ka deklaruar se strategjija për afrimin e shërbimeve sa më afër për qytetarët aty ku jetojnë, menjanon pritjet e gjata në shtëpinë e shëndetit në Preshevë.

Drejtori në fjalë përmes rrjetit publik social ka informuar qytetarët se Ligji për mbrojtje shëndetësore lejon dhe obligon përzgjedhjen e mjekut personal për kontrollim dhe terapi, andaj për muajin PRILL 2019 janë shpallur oraret e mjekëve në praksën e përgjithshme dhe pediatri.

Në këtë mënyrë sipas Salihut qytetarët do të jenë të informuar se kur mjeku i tyre është në orar në qendër, ndërsa për bashkësitë lokale mjekun do ta kenë në dispozicion çdo ditë./presheva.com/