SHPËRNDAJE

Ndërmarrja Publike Moravica me mbështetjen e pushtetit lokal ka bërë shpimin e pusit të ri për ujë të pijes.

Me hapjen e pusit kapaciteti i furnizimit me ujë për banorët bashkësisë lokale Rahovicë do të rritet për 2.5 litra ujë për sekond.

Në ceremoninë e hapjes së pusit të ri në burimin e Ilincës ishin kryetari i kuvendit, Sami Salihu dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Moravica.

Kryetari kuvendit ka deklaruar se kapaciteti i ujit nuk është i mjaftueshëm për rahovicasit por hapja e pusit të ri është hap më shumë drejt rifunksionalizimit të këtij burimi të kahmotshëm për banorët e fshatit Rahovicë.

Salihu ka ritheksuar edhe apelin tek qytetarët që të jenë më të kujdeshëm në shfrytëzimin e ujit gjatë ditëve të verës duke përdorur moton:

Mos e shpërdoro ujin edhe sikur të jesh para një lumi të rrjedhshëm./presheva.com/