SHPËRNDAJE

NaserAliji-ArlindAjeti

Arlind Ajeti e Naseri Aliji janë pajisur me dokumentet të Republikës së Shqipërisë.

Dy futbollistët e rinj të Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti e Naser Aliji, janë pajisur me pasaporta shqiptare.

Arlindi luan në mbrojtje, si mesfushor, pastaj si defensiv i rrallë, koordinues i mesit të fushës, gjuan me kokë dhe dallohet në kërcimet e larta në luftë për ta zotëruar topin. Familja e Afrim Ajetit (babait të Arlindit) vjen nga Besiana e Republikës së Kosovës.

Naser Aliji, 20 vjeç, ka prejardhje nga Kumanova, dhe është pjesë e ekipit të parë të Baselit që prej vitit 2013.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, përmes një dekreti shtetëror i ka dhënë pasaportat dy lojtarëve.

Tani ata do të jenë të gatshëm për trajnerin e kuqezinjve, Gianni De Biasi për sfidën kundër Armenisë.

NaserAliji-ArlindAjeti-dekret