SHPËRNDAJE

Tottenham Hotspur shënoi fitore ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Audi Cup me golin e vetëm të shënuar në minutën e 22-të.

Harry Kane ishte autor i golit të fitores, i cili përfitoi nga një gabim i pabesueshëm i mbrojtësit të majtë të Los Blancos, Marcelo.

Mirëpo, nga ky rast shfrytëzoi sulmuesi i Spursave, i cili e mori topin dhe e dërgoi në rrjetë.

Ky nuk ishte gabimi i vetëm i Marcelos në këtë ndeshje, pasi ai nuk ishte i sigurt edhe në disa raste tjera, gjë që tregoi se kjo nuk ishte mbrëmja e tij.