SHPËRNDAJE

Mësimi në natyrë është projekti i radhës për drejtuesit e shkollës fillore Abdulla Krashnica në Miratoc.

Për realizimin e mësimit në natyrë fillimisht duhet të bëhet një mësojtore në natyrë e cila kërkon edhe krijimin e kushteve teknike ka thënë kështu për portalin preshevacom drejtori i shkollës fillore Abdulla Krashnica në Miratoc, Gafurr Hyseni.

Mësimi në natyrë sipas zyrtarëve arsimorë duhet të planifikohet më herët për të bërë edhe planifikimin e mjeteve materiale. Hyseni ka sqaruar se mësimi në natyrë duhet të realizohet me planifikim të veçantë./presheva.com/