SHPËRNDAJE

Gjatë vitit të kaluar skuadra turke, Galatasaray e dëshironte me çdo kusht në skuadër futbollistin kosovar, Xherdan Shaqirin mirëpo kjo gjë nuk u arrit.

E siç duket skuadra turke është rikthyer përsëri në ‘skenë’ për të arritur transferimin e Shaqirit.

Sipas mediumit turk, Fotomac Xherdan Shaqiri po dëshirohet me ngulm nga skuadra turke.

Ky medium ka treguar që futbollistin kosovar Galatasaray po e dëshiron në fillim në formë huazimi me mundësi për ta blerë pastaj.

Liverpool e transferoi Shaqirin nga Stoke City në vitin 2018 për 13 milionë funte, mirëpo kohëve të fundit për shkak të lëndimeve futbollisti kosovar ka mbetur për shumë kohë jashtë fushës.