SHPËRNDAJE

Bale
Ylli i Real Madridit, Gareth Bale do të refuzoj të gjitha ofertat që vijnë nga Anglia për të, pasi dëshiron të mbetet në Madrid.

Bale është duke u kritikuar shumë muajve të fundit, por pavarësisht kësaj ai dëshiron të mbetet në Real.

Për Bale kanë shprehur interesim Manchester United, Manchester City dhe Chelsea, por përfaqësuesi i Uellsit nuk e ka ndërmend të largohet, shkruan Daily Mail.

Bale u transferua në Real Madrid në vitin 2013 dhe ka kontratë deri në vitin 2019.