SHPËRNDAJE

Kombetarja

Shkëlzen Gashi ua ka dedikuar tifozëve dhe gjithë lojtarëve golin e tij, të cilin e shënoi në ndeshjen kundër Armenisë.
Sulmuesi i Baselit realizoi golin e fitores në ndeshjen, të cilën Shqipëria e fitoi me rezultat 2-1.

Ai i ka falënderuar tifozët në stadium që kanë thirrur emrat e lojtarëve, si edhe të gjithë shqiptarët që e kanë shikuar ndeshjen përmes ekraneve dhe i kanë mbështetur pa masë.

Gashi ka thënë se beson në kualifikimin e Kombëtares në Euro 2016.

Sipas tij, skuadra në një ditë të mirë mund ta mposhtë cilindo kundërshtar që ka në grup.