SHPËRNDAJE

Janë bërë të gjitha parapërgatitjet teknike dhe pedagogjike për të filluar vitin e ri shkollorë në Shkollën e Mesme Teknike Presheva në Preshevë, këtë e ka konfirmuar për presheva.com drejtori, Telat Arifi.

Shkolla në fjalë numëron 36 paralele prej të cilave 32 janë në gjuhën shqipe dhe katër me mësim në gjuhën serbe.

Ndërsa këtë fillim vit të ri shkollorë  viti i parë numëron 8 paralele, shtatë në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbe. Edhe profili i mjekësisë pranë SHMT Presheva  tani ka marrë formën e vetë duke nxjerr edhe gjenerata me nxënës që vazhdojnë studimet në fakultete të mjekësisë në vendet e rajonit.

Drejtori Arifi gjatë intervistës ka potencuar se si çdo institucion tjetër arsimorë në komunën e Preshevës edhe këta janë përballur me teprica teknologjike.

Sipas drejtuesit të kësaj shkolle në vitin e ardhshëm semimaturantët do të kenë mundësi që të bëjnë përzgjedhje edhe të një drejtimi të ri që është mjaftë i kërkuar në treg, profili i IT-s./presheva.com/