SHPËRNDAJE

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngritje të temperaturave.

Dita e hënë sipas IHK-së do të vijoj me mot të vranët dhe vende–vende me riga lokale shiu.

Gjatë ditës parashihet të ketë intervale me diell. Nga dita e martë dhe tutje, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngritje të temperaturave.

Kjo situatë e mirë e motit do të na shoqëroj gjatë gjithë javës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius.

Indeksi UV nga dita e martë do të jetë i lartë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.