SHPËRNDAJE

Shfrytëzojeni shumicën e kohës që keni para se foshnja juaj të arrijë. Kaloni sa më shumë kohë në shtrat dhe shijoni gjumin! Qëndrimi në shtrat do të jetë një gjë e të kaluarës kur foshnja juaj të arrijë…

Ushtrimet

Bëhuni aktive, por mos e teproni. Nëse ndjeheni shumë të lodhura ose mbeteni pa frymë, ndaloni. Por nëse edhe mamitë tuaja pajtohen, 30 minuta ushtrime të lehta në ditë mund të ndihmojnë të reduktoni ngërçet dhe dhimbjet e shpinës, ju ndihmojnë të flini më shumë dhe të reduktoni stresin. Notimi, ecja dhe vrapimi jo i shpejtë të gjitha janë forma të mira të ushtrimeve për tremujorin e tretë të nënave të ardhshme.

Përgatituni

Kjo është shumë e rëndësishme. Vetëm 5 % të femrave në fakt lindin në datën e parashikuar të lindjes, andaj është ide e mirë të bëni gati çantën e spitalit para kohe. Nëse niseni për në spital, mos harroni të merrni ca monedha për nevoja urgjente.

Mësoni si t’i përdorni pajisjet

Ju nuk dëshironi që të vuani me mekanizmat e komplikuara të karrocës së re të foshnjës tuaj, në kohën kur do të vuani edhe nga pagjumësia. Andaj mësoni detajet dhe bëhuni gati për të!

Dilni për blerje

Blini disa veshje pas shtatzënisë. Është më mirë të blini gjëra të këndshme edhe për foshnjën tuaj, por blini së paku një gjë që ju bën juve të ndjeheni mirë kur e vishni. Qoftë nëse është ndonjë fustan ose ndonjë shall i bukur, blijeni pasi ju pëlqen, jo sepse është praktik.

Shkoni në kinema

Pas ardhjes së foshnjës tuaj, ju nuk do të keni kohë të shkoni të shihni filma. Megjithatë, kujdes, pasi qëndrimi në një dhomë të errët mund t’i kujtojë një gjë të rëndësishme trupit tuaj – gjumin!

Gatuani

Gatuaj pjatat tuaja të preferuara. Kështu do të ndjeheni me më shumë vetëbesim se hani mirë dhe është shumë më e lirë se sa të marrësh ushqim me veti.

Qeraseni veten

Një manikyr, pedikyr, ngjyrosje e qerpikëve ose dyllosje e këmbëve do t’ju ndihmojë të ndjeheni të gatshme për t’iu drejtuar spitalit.

Kontaktoni nënat tjera

Para lindjes është mirë të bisedoni me mikeshat tuaja të cilat kanë lindur së voni. Ata do t’ua përcjellin përvojat e tyre dhe do t’ju japin kurajë për detyrën tuaj të ardhshme. Kjo është një mbështetje e madhe për ju.

Furnizohuni

Udhëtimet në supermarket me foshnjën e porsalindur do të bëhen edhe më vështira se që janë tashmë. Furnizohuni me pajisjet esenciale. Mos harroni edhe çaj, pije dhe biskota për armatën e mysafirëve të cilët së shpejti do t’i pranoni!

Siguroni kamerën tuaj

Mos e leni për çastin e fundit. Sigurohuni që kamera juaj funksionon, është e pajisur me bateri të reja dhe se memoria e saj ka hapësirë të duhur. Pamjet që do t’i filmoni së shpejti do të jenë pamje të cilat do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tuaj dhe të cilat do t’ia tregoni bebes kur të rritet.

Kaloni kohë me miqtë

Ju mund të keni shansin e fundit për t’iu kushtuar vëmendje të plotë miqve tuaj edhe për një kohë, andaj cakto disa takime para se të lindni për t’u kënaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Shfrytëzojeni faktin e të qenit shtatzënë

Shijoni ndjenjën që një krijesë e vogël po zhvillohet brenda jush, faktin që ju ofrohet një karrige në autobus dhe trajtim i ëmbël nga të tjerët rreth.