SHPËRNDAJE

Emgirant

Nëse arrin të mbajë numrin e fuqisë punëtore dhe sistemin e saj social të qëndrueshëm deri më 2050 në dekadat e ardhshme Gjermani ka nevojë për një mesatare prej më shumë se gjysmë milioni emigrantësh çdo vit. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Fondacioni Bertelsmann.

Studiuesit paralajmërojnë Gjermaninë që të mos mbështetet vetëm te emigrantët që vijnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian pasi vitet e fundit, numri i të ardhurve nga Evropa Jugore dhe Lindore ishte rritur ndjeshëm.

“Gjermania nuk duhet të mbështetet nga emigracioni i lartë nga BE-ja”, është shprehur Jorg Drager nga Fondacioni Bertelsmann, citon Zëri.

Vitin e shkuar 470.000 njerëz më shumë erdhën në Gjermani. Një migrim neto i kësaj shkalle pritet, sipas studiuesve, të mjaftojë në dhjetë vitet e ardhshëm në mënyrë që të mbajë konstant numrin e fuqisë punëtore në vend.

Pas 2026, megjithatë, një migrim prej 600 mijë njerëzish në vit do të jetë i nevojshëm për ruajtjen e fuqisë punëtore.