SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka bërë disa postime në Twitter nga Londra, ku u mbajt Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Por ajo që ra në sy në njërin prej tyre shefja e ekzekutivit serb e kishte prerë foton në mënyrë të tillë që aty të mos shihej kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë Samitit, Kurti dhe Bërnabiç ishin ulur afër njëri-tjetrit dhe këtë e treguan fotot e publikuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.


Kjo është fotoja të cilën e preu kryeministrja serbe

Kurti njoftoi disa ditë më parë se qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe për futjen e masës së reciprocitetit të plotë tregtar me Serbinë.

Parimet e reciprocitetit, sipas tij, do të jenë të bazuara ne parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe Marrëveshjes për Tregti të Lirë (CEFTA).

“Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, ishte deklarata e kryeministrit Kurti, që nuk sqaroi nga ana tjetër sesa kohë do t’i duhet saktësisht Prishtinës deri në heqjen e tarifës.

Paralajmërimet e Kurtit për zëvendësimin e taksës me masën e reciprocitetit, erdhën pavarësisht se të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, që Prishtina zyrtare ta heqë tarifën, por pa e vendosur reciprocitetin.