SHPËRNDAJE

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është njoftuar drejtoria e filialës së rretheve të Jabllanicës dhe Pçinjës se të gjthë punëtorëve shëndetësor në shtëpitë e shëndetit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i është hequr shtesa prej 50% të pagave, raporton presheva.com.

Qeveria e Serbisë, me vendim të 18 dhjetorit të vitit 2001, kishte vërë një masë prej 50% shtesë për pagat e të punësuarve në Qendrat shëndetësore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ka hyrë në fuqi që nga data 08 dhjetor, pas publikimit të saj në fletorën zyrtare.

Siç ka mësuar jozyrtarisht presheva.com, vendimi i Gjykaës Kushtetuese është sjellur pas ankesës të disa personave që punojnë në Banjën e Bujanocit.

Megjithëse edhe më parë kishte përpjekje të pasuksesshme që të pezullohet kjo shtesë në paga e vendosur menjëherë pas konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës, si njëra ndër zonat më të rrezikuara dhe më të varfra në Serbi; kjo ëhstë hera e parë që për këtë vendos një organ gjyqësor, edhe atë i shkallës më të lartë.

“Presheva.com” ka mësuar se janë mobilizuar organet drejtuese të tri qendrave lokale shëndetësore, si dhe përfaqësuesit institucional të komunave përkatëse; për t’i shqyrtuar mundësitë e reagimit ndaj këtij vendimit të gjykatës. /presheva.com/