SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkelur Kushtetutën duke bllokuar njerëzit që e ndjekin në llogarinë e tij në Tëitter, sepse kritikonin apo e tallnin atë.

Gjykata Federale e Apelit në Amerikë ka vendosur sot kundër këtij veprimi të Trump-it.

Vendimi mund të ketë implikime më të gjera se si të zbatohet Amendamenti i Parë në epokën e rrjeteve sociale.

Një panel prej tre gjyqtarësh vendosën sot në mënyrë unanime që Trump nuk ka të drejtë të shfrytëzojë një llogari për qëllime qeveritare duke përjashtuar disa amerikanë nga mundësia e leximit të postimeve të tij, transmeton Indeksonline.

“Amendamenti i Parë ndalon një zyrtar që përdor një llogari në rrjett sociale për qëllime qeveritare të përjashtojë mundësinë e njerëzve që të ketë një dialog të hapur në internet, vetëm pse thonë gjëra që zyrtari nuk pajtohet me të”, ka thënë gjyqtari Barrington D.Parker.

Llogaria e Trump-it në Twitter ka rreth 62 milionë ndjekës dhe shpesh herë përdoret për gjërat që lidhen me qytetarët.

Kurse vendimi i sotëm dëshmon edhe njëherë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë më të fuqishmet në botë.