SHPËRNDAJE

Rezultatet e para të anketët për vendosjen e uniformave nëpër shkolla tregojnë se 50% e shkollave në Serbi gjegjësisht prindërve janë pro thotë ministri i arsimit Mladen Sharçeviq, transmeton presheva.com.

Ai sqaron se ministria e arsimit dëshiron që uniformat në shkolla të vendosen në bazë vullnetare deri sa të krijohet “masa kritike që uniformat të vendosen në të gjitha shkollat”.

Ata që janë kundër vendosjes së uniformave për nxënës thonë arsyen financiare dhe kjo është një shtesë plus prindërit.

Polemikë bëhet rreth asaj se kush do ti paguaj uniformat për nxënësit. Ai thotë se paraqiten kompani që duan të jenë sponzorë, vetqeverisjet lokale po edhe vet shkollat me të ardhurat e tyre të buxhetit.

“Nuk duam që dikend me forcë të detyrojmë për këtë projekt. Nëse nga muaji shtator fillojmë me 50 deri 60% të shkollave me uniforma, ndërsa në vitin e ardhshëm kalendarik arrijmë deri në 75% atherë ne kemi qëlluar shënjestrën” ka thënë ministri.

Plani është që nga muaji shtator tëb vendosen uniformat për nxënësit e klasave të larta në shkollën fillore po edhe për arsimtarët./presheva.com/