SHPËRNDAJE

BBC

Fushatë e madhe e medieve spanjolle që Ancelotti të kthehet në formacionin 4-4-2. Në këtë rast, njëri nga “BBC” apo Bale, Benzema e Ronaldo dotë humb vendin në ekip.

Çka mendojnë tifozët?

Real Madridi në vitin 2015 nuk është më ai i dikurshëm, ka humbur epërsi të madhe në pikë, ndërsa Messi ka shenuar gola më shumë se Ronaldo, Benzema e Bale së bashku.
Barcelona dje ka marrë kreun e tabelës, ndërsa nëse shenon fitore në El Classico do të bëj një hap të madh drejt titullit, edhe pse ende është herët dhe ka shumë xhiro.

Mediet spanjolle konsiderojnë se Ancelotti duhet diçka të ndryshojë, para së gjithash formacionin, që të mos mbështetet nëb kualitetin vetjak të lojtarëve.

Me formacionin 4-4-2, Ancelotti ka mposhtur dy herë Barcelonën. Shpresë e madhe për madrilenët mbetet Modriç i cili do të jetë i gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Kroos, Modriç, James dhe Isco kishin formuar rombin e mesfushës që ka qenë enigmë për katalanasit, Ronaldo dhe Benzema kanë përbërë sulmin.

Tani James mungon, do të kthehet Modriç, ndërsa sipas gjitha gjasave do të largohet Bale.

Në këtë formacion, tifozët konsiderojnë se vend për të nuk ka.

Gjysma në anketë kanë vendosur që Bale duhet të jetë ai që të qëndroj në stol, ndërsa është interesante se Ronaldo ka marrë më shumë vota se sa Benzema, ndërsa 1/3 mendon se portugezi duhet të qëndroj në stol.

9 prej 10 të anketurve mendon se me ndryshimin e formacionit, Reali do ti kthehet fitoreve.

Real Madridi ka humbur 11 pikë nga kërshëndellat, apo më sakt pas fitores në kampionatin botërorë të klubeve në Maroko.

BBC ka zbritur ndjeshëm mesataren e golave, nga 2.6 në 1.3. Kjo ka ndikuar edhe në statistikën e ekipit, Real po gjuan në gol më pak, kanë shenuar 18 gola për 2 muaj, ndërsa Barcelona ka shenuar dy fish më shumë 35.

Bale nuk ka shenuar gol një muaj e gjysmë, gjashtë ndeshje, ndërsa ai i fundit është penalltia kundër Cordobas. Ronaldo shumë rallë vjen në pozitë për të shenuar gol andaj edhe ka humbur vendin e parë si golshenuesi më i mirë. Në 10 ndeshjet e fundit ai ka shenuar vetëm 5 gola.

Tani topi mbetet tek Ancelotti, ai duhet të luaj potezin e ardhshëm. E para si formalitet kundër Schalke, pastaj Levante dhe në fund me 22 mars kundër Barcelonës. /presheva.com/