SHPËRNDAJE

Meta-Gojkovic
Serbia dhe Shqipëria kanë çështje të pazgjidhura dhe ato nuk duhet të fshihen nën qilim, por gjithashtu kanë edhe shumë interese të përbashkëta, të rëndësishme për të dy shtetet, që mund të arrihen shumë lehtë nëse bashkëpunojnë, ka thënë Maja Gojkoviq, kryetare e paralentit serb pas vizitës së saj në Shqipëri, transmeton presheva.com.

Ajo gjatë një intervise ka thënë se vizita e saj në Shqipëri është shumë e rëndësishme, pasi asnjëherë në historinë e mardhënieve të dy shteteve, jo vetëm me Serbinë por as me ish Jugosllavinë, me Shqipërinë nuk ka psë takime të tilla ndërmjet kryetarëve të parlamentit.

Në Tiranë keni shkuar me ftesë të kryetarit të parlamentit Ilir Meta. Me kënd tjetër jeni takuar dhe për çfarë keni biseduar?

Kam biseduar me kryetarin e shtetit dhe qeverisë dhe me kryetarin e Tiranës. Meta dhe unë kemi diskutuar për ngritjen e bashkëpunimit dinamik ndërmjet trupeve punuese të dy parlamenteve, por edhe të delegacioneve tona pranë asambleve parlamentare të organizatave ndërkombëtare të cilat ne jemi vende anëtare. Ne ramë dakord se është e rëndësishme që të fillohet bashkëpunimi i këshillit për eurointegrime, duke pasur parasysh faktin se Shqipëria vitin e kaluar është bërë kandidat për BE, dhe ne presin që këtë vit të hapim disa kapituj në bisedime. Eshtë mirë të shkëmbehen përvojat, ka thënë Gojkoviq, për “Politika”, transmeton presheva.com.

A kanë ata si parlamenti jonë, Këshill për të drejtat e njeriut dhe të pakicave? A do të jetë mirë nëse këto këshilla të bashkëpunojnë?

Ata janë absolut të interesuar të bashkëpunojnë me të gjitha këshillat. Ata shprehën dëshirën që më shpesh të takohemi. I kam oftruar atyre ligjin e drejtësisë, duke marrë parasysh që ne kemi miratur shumë ligje në përputhje me legjislacionin evropian.

Duke përfshirë edhe ligjin për mbrojtjen e pakicave nacionale dhe zgjedhjen e këshillave nacionale të pakicave?

Edhe ato. Tek ata po zhvillohet debati publik për ligjin mbi pakicat kombëtare, dhe pastaj presin miratimin që ne kemi miratuar tashmë. dhe kjo është Konventa për përdorimin e gjuhës së pakicave kombëtare.

Gjuha, ndër të tjerash është problem i madh për Serbët. A jeni takuar me përfaqësuesit e tyre, çfarë ju thanë?

Thanë se kanë problem me organizimin e kurseve të gjuhës serbe në vendet e tyre pasi kjo mvaret nga qeverisja lokale, pasi në Shqipëri nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës amtare për pakicat kombëtare. Ky ligj duhet të miratohet nga Shqipëria në rrugën e saj drejt BE.

Çfarë keni biseduar me kryeministrin Edi Rama?

Festivali muzikor “Exit” icili tashmë ka statusin regjional, ka aplikuar dhe ka fituar “dritën jeshile” për projektin e të rinjëve në Ballkanin perëndimor në fushën e turizmit, ku janë të përfshirë të rinjtë e Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë, Bosnës dhe Hercegovinës dhe shteteve tjera. Detyra ime ishte të ftoj Shqipërinë të marrë pjesë në këtë projekt, realizimi i së cilës do të filloj vitin e ardhshëm. Këtë e kam bërë, dhe Shqipëria është e ftuar që të marrë pjesë në panairin e turizmit këtë vit në Novi Sad, para fillimit të Exit. Kjo do të jetë prezantimi i saj i parë dhe njëkohësisht edhe hapi i parë i realizimit të Memorandumit për përmirësin e bashkëpunimit të të rinjëve që e kanë nënshkruar dy ministrat e punëve të jashtme.

A ka pasë Edi Rama ndonjë sygjerim?

Po. Kemi biseduar për bashkëpunimin në fushën e artit, ai ka sygjeruar që një piktor i yni, i cili ka idenë se cili mund të jetë, të mbaj një ekspozitë në Tiranë dhe piktorët shqiptar të mbajnë ekspozitë në Beograd. Dhe kjo do të realizohet. Do të ketë edhe më tej bisedime për bashkëpunim, përfaqësues nga qeveria do të shkojnë në vizitë, ku do të bisedohet për projekte të rëndësishme të infrastrukturës në të cilat do të bashkëpunojmë, por edhe për patent shoferët që do të vlejnë në të dy shtetet.
Kur zyrtarët qeverisës të bien dakord, ne në parlament, ashtu kemi rënë dakord, do të bëjmë githçka të mundshme për të përjshpejtuar ratifikimin e marrëveshjeve të tilla.
Unë pres që Ilir Meta të vizitojë Beogradin pasi të përfundojnë zgjedhjet lokale atje. /presheva.com/