SHPËRNDAJE

Edhe një këngë e re do të vjen në estradën muzikore shqiptare, ku do të kemi një bashkëpunim të ri. Gold Ag është këngëtari që kohët e fundit po realizon bashkëpunime të njëpasnjëshme, të cilat rezultuan të suksesshme.

E një të tillë, reperi do ta realizoj edhe me këngëtarin e njohur gjakovar, Shkelzen Jetishin, i njohur më mirë si Xeni. Këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes llogarisë personale në Facebook teksa ka dhënë edhe detaje rreth këngës. “Jam Gjakova”, titullohet projekti i parë i përbashkët i dyshes, i cili do të shoqërohet edhe me një video të veçantë. “Tekstin e muzikës e kam bërë unë, orkestrimi i Rrahman Kryeziut dhe videoklipi nga IMAGINE”, ka shkruar ndër të tjerash Gold Ag.

Ndryshe, reperi kohë më parë ka realizuar duete të tilla, si me Shyrete Behlulin e Ismet Bexhetin.