SHPËRNDAJE

Google ka hyrë në tregun e aplikacioneve me video të shkurtra me lansimin  e Tangi. Aplikacioni është i përqendruar në kreativitetin dhe hapësirën e sendeve që mund ti bëni vet (Do-It-Yourself).

Google Tangi vjen nga inkubatori i brendshëm i kompanisë, i titulluar Area 120.

Kompania po lanson Tangi fillimisht në Web dhe iOS.

Pas suksesit të TikTok, ka pasur një garë për të lansuar aplikacione me video të shkurtra.

Por ndryshe nga TikTok, Tangi dëshiron që njerëzit të mësojnë gjëra të reja.

Për të marrë popullaritetin në rritje të TikTok, Vine kohët e fundit njoftoi lansimin e pasardhësit të saj, Byte.

Për më tepër, Instagram filloi një veçori të re të muzikës të quajtur “Reels” që lejon përdoruesit të bëjnë videoklipe 15 sekondëshe me muzikë dhe t’i ndajnë ato si storie.