SHPËRNDAJE

ChromeBook-01

Google prezanton versionin e ri të laptopit Chromebook Pixel ka një dizajn të ngjashëm me atë të paraardhësit të tij me një pjesë të brendshme të përmirsuar ndjeshëm.

Laptopi Google ofron një kohëzgjatje baterie më të lartë dhe një çmim të ri.

Mes karakteristikave që e shoqërojnë këtë laptoj janë se ai është i pajisur me një proçesor Intel Core i5, 8GB RAM dhe 32GB memorie. Ndërsa modeli LS ka një proçesor akoma më të fuqishëm Core i7, 16GB RAM dhe 64GB memorie.

Nëse modeli LS nuk do të ekzistonte atëherë padyshim që Pixel do të ishte laptopi me sistemit operativ Chrome OS më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë. Versioni i parë i Pixel kishte një ekran me prekje dhe rezolucion 2560×1700 piksel, dhe në këtë linjë qëndron edhe modeli i këtij viti.

ChromeBook-02

Kompania ka premtuar se bateria e laptopit Chromebook Pixel do të rezistojë deri në 12 orë dhe se mund të fitojë 2 orë jetëgjatësi me vetëm 15 minuta karikim.

Ndërkohë nuk dihet se kur këto pajisje do të dalin në treg.