SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Albanian Excellence, Flora Nikolla ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me zv kryetarin e komunës së Preshevës, Armend Aliu për të shpallur vitin 2020 vit për Preshevën. Gratë e suksesit gjatë qëndrimit në Preshevë u pritën nga zv kryetari i komunës, drejtoresha e zyrës për zhvillim ekonomik dhe përfaqësues të kabinetit të kryetarit të komunës sonë. Zv kryetari Aliu njoftoi të pranishmet për pozitën e grave, integrimin dhe avancimin e tyre në institucione të pushtetit lokal. Aliu mbështet fuqishëm nismat e grave të suksesit në kuadër të Albanian Excellence për të realizuar projekte konkrete në përmirësimin e mirëqenies qytetare. Gjatë ditës së sotme delegacioni i grave të shoqëruar nga preshevaret vizitojnë edhe komunën e Medvegjës.