SHPËRNDAJE

Masih Alinejad ka themeluar një fushatë në Iran për të inkurajuar gratë të publikojnë fotografi të tyre në rrjetet sociale pa shamia.

Nga ana tjetër zyrtarët thonë se dërgimi i fotografive tek Alinejad, pa shamia duke zbuluar fytyrën do të rrezikonte që këto gra të dënohen deri në 10 vite burg, shkruan Daily Mail.

Ndryshe, mbulesa është e detyrueshme në Iran tek të gjitha gratë, dhe të gjitha ato që shkelin rregullat mund të dënohen me dy muaj burg ose të gjobiten me 20 dollarë.