SHPËRNDAJE

Një vit pas heqjes së të vetmit vendim në botë që i ndalonte femrave ngarjen e makinës, gratë saudite presin në radhë për të marrë patentat falë autoshkollës SDS -Saudi Driving School në Rijad.

Më shumë se 100,000 patenta janë lëshuar gjatë këtij viti sipas drejtorit të përgjithshëm të trafikut, Mohammed Al-Bassami, i cili gjatë një interviste për AFP-në, tha se me mqnyrën sesi i japin makinës, gratë e kanë shtuar sigurinë e lëvizjes së automjeteve në vend.

Heqja e vendimit çliroi shumë gra Saudi, të cilat për të lëvizur vareshin nga të afërmit meshkuj, apo shoferët privatë.

“Na duket vetja sikur ishim në kafaz”, thotë njëra prej tyre, Munirah al-Sinani; tani mund të shkojmë vetë ku të duam. Lëvizja ishte pjesë e reformave të shumë trumpetuara të princit të kurorës, Mohammed bin Salman, qëllimi i të cilave është t’i japë një shkundje shtetit konservator të naftës, me shpresën se do të zbusë edhe kritikat mbi trajtimin e grave.

Megjithatë, kur autoritetet ndaluan disa aktiviste femra në javët përpara se të hynte në fuqi rregulli i ri, u bë e qartë se reforma që prekte gratë, nuk përfshinte edhe liritë më të mëdha politike.