SHPËRNDAJE

I dërguari i Amerikës për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk ulen dhe të arrijnë një zgjidhje të arsyeshme, SHBA do të tërhiqet.

“Unë mendoj se kemi ecur përpara dhe duam të qëndrojmë kështu”, tha ai duke iu referuar marrëveshjes finale mes të dyja vendeve”, theksoi Grenell. Sipas tij, palët do të më tregojnë se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë përpiqem të përqendrohem në një të ardhme më të mirë për njerëzit në Kosovë dhe në Serbi. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të kapërcyer atë që të gjithë e shohin si konflikt. Nëse të dyja palët nuk lëvizin dhe arrijnë marrëveshje, ne do të tërhiqemi”, tha zyrtari i lartë amerikan, raporton B92. Grenell ka përsëritur qëndrimin, sipas të cilit Kosova duhet ta heqë taksën, teksa Serbia duhet të ndalojë me përpjekjet e saj për t`i bindur shtetet ta tërheqin njohjen e shtetësisë së Kosovës.